2 Korintasve
10 Unë Pavli, ju përgjërohem me anë të butësisë+ dhe mirëdashjes+ së Krishtit. Unë, që kur jam mes jush, jam i përulur nga pamja,+ por, kur nuk jam i pranishëm, bëhem i guximshëm me ju.+ 2 Në të vërtetë, përgjërohem që, kur të jem i pranishëm, të mos kem nevojë të jem aq i guximshëm sa mendoj e të mos marr masa të forta+ kundër disave, që na llogaritin sikur të ishim duke ecur sipas asaj që jemi në mish. 3 Ndonëse ecim në mish,+ ne nuk luftojmë sipas asaj që jemi në mish.+ 4 Sepse armët e luftës sonë nuk janë sipas mishit,+ por të fuqishme nga Perëndia,+ që të përmbysim gjëra të fortifikuara mirë. 5 Sepse ne po përmbysim arsyetime dhe çdo gjë të lartë, që është ngritur kundër njohurisë së Perëndisë,+ dhe po çojmë në robëri çdo mendim, që ta bëjmë të bindur ndaj Krishtit, 6 e po qëndrojmë në gatishmëri, që të ndëshkojmë çdo mosbindje,+ sapo ju vetë të tregoni një bindje të plotë.+
7 Ju i shikoni gjërat sipas vlerës së tyre të jashtme.+ Nëse dikush është i bindur në vetvete se i përket Krishtit, le të mbajë gjithsesi parasysh këtë fakt: se, ashtu sikurse ai i përket Krishtit, po ashtu i përkasim edhe ne.+ 8 Edhe sikur të mburresha+ pak si tepër për autoritetin që Zotëria na dha për t’ju ndërtuar e jo për t’ju rrëzuar,+ nuk do të bëhesha me turp. 9 Këtë e them që të mos dukem sikur dua t’ju tmerroj me letrat e mia. 10 Sepse ata thonë: «Letrat e tij janë me peshë e plot forcë, por prania e tij në trup është e dobët+ dhe fjalët e tij s’vlejnë hiç.»+ 11 Një njeri i tillë, le të mbajë parasysh se, ashtu siç jemi me fjalët tona me anë të letrave kur s’jemi të pranishëm, të tillë do të jemi edhe me vepra, kur të jemi të pranishëm.+ 12 Ne nuk guxojmë të radhitemi ose të krahasohemi me disa, që rekomandojnë vetveten.+ Sigurisht, duke u matur dhe duke u krahasuar me veten, ata nuk kanë kuptueshmëri.+
13 Ne nuk do të mburremi përtej cakut që na është caktuar,+ por do të rrimë brenda cakut të territorit që Perëndia na ndau me masë, në të cilin përfshiheni edhe ju.+ 14 Në të vërtetë, nuk po shtrihemi përtej cakut, sikur ai të mos ju përfshinte edhe ju, sepse ishim të parët që erdhëm deri te ju dhe ju shpallëm lajmin e mirë për Krishtin.+ 15 Jo, nuk po mburremi përtej cakut që na është caktuar dhe as me mundin e dikujt tjetër,+ por kemi shpresë se, ndërsa besimi juaj rritet,+ ne do të madhështohemi mes jush, brenda territorit tonë.+ Atëherë, do të madhështohemi edhe më shumë, 16 që ta shpallim lajmin e mirë edhe në vendet përtej jush,+ që të mos mburremi për territorin e dikujt tjetër, që është tashmë duke u punuar. 17 «Por ai që mburret, le të mburret në Jehovain.»+ 18 Sepse nuk miratohet kush rekomandon veten,+ por ai që rekomandohet+ nga Jehovai.+