2 Pjetrit
1 Simon Pjetri, skllav+ dhe apostull+ i Jezu Krishtit, atyre që kanë marrë një besim, i cili është një privilegj i barabartë me tonin,+ me anë të drejtësisë+ së Perëndisë tonë dhe Shpëtimtarit Jezu Krisht:+
2 Dashamirësia e pamerituar dhe paqja le t’ju shtohen+ me anë të njohurisë së saktë+ për Perëndinë dhe Jezuin, Zotërinë tonë, 3 meqenëse fuqia e tij hyjnore na ka dhënë lirisht çdo gjë që ka të bëjë me jetën+ dhe përkushtimin hyjnor,+ me anë të njohurisë së saktë për atë që na thirri+ nëpërmjet lavdisë+ dhe virtytit. 4 Nëpërmjet këtyre gjërave, ai na ka dhënë lirisht premtimet e çmuara dhe shumë të mëdha,+ që, me anë të tyre, ju të bëheni pjesëmarrës të natyrës hyjnore,+ meqë keni shpëtuar nga prishja që është në botë+ nëpërmjet dëshirës së shfrenuar.
5 Për këtë arsye, duke bërë çdo përpjekje të zellshme,+ shtojini besimit tuaj virtytin,+ virtytit njohurinë,+ 6 njohurisë vetëkontrollin, vetëkontrollit+ qëndrueshmërinë, qëndrueshmërisë përkushtimin hyjnor,+ 7 përkushtimit hyjnor përzemërsinë vëllazërore, përzemërsisë vëllazërore, dashurinë.+ 8 Po t’i keni këto gjëra, madje po të vërshojnë te ju, ato nuk do t’ju lënë të jeni joaktivë dhe të pafrytshëm+ në lidhje me njohurinë e saktë për Zotërinë tonë Jezu Krisht.
9 Nëse dikush nuk i ka* këto gjëra, ai është i verbër, po i mbyll sytë para dritës+ dhe ka harruar+ pastrimin+ nga mëkatet e kohëve më parë. 10 Prandaj, o vëllezër, aq më tepër bëni çmos që të siguroheni për thirrjen+ dhe zgjedhjen tuaj,+ sepse, nëse vazhdoni t’i bëni këto gjëra, nuk do të dështoni kurrsesi.+ 11 Kështu, do t’ju sigurohet një hyrje+ e lavdishme në mbretërinë e përjetshme+ të Zotërisë dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht.+
12 Ja përse do të jem gjithnjë gati t’jua kujtoj+ këto gjëra, ndonëse ju i dini dhe jeni vendosur në mënyrë të patundur në të vërtetën,+ që është* te ju.+ 13 Unë mendoj se është e drejtë që, për sa kohë të jem në këtë tabernakull,+ t’ju nxit duke ju kujtuar,+ 14 sepse e di që tabernakulli im do të hiqet së shpejti,+ ashtu si ma tregoi edhe Zotëria ynë, Jezu Krisht.+ 15 Prandaj, do të bëj çmos që, pas nisjes sime,+ të jeni gjithnjë në gjendje t’i kujtoni vetë këto gjëra.
16 Jo, nuk jua bëmë të njohur fuqinë dhe praninë e Zotërisë tonë Jezu Krisht,+ duke ndjekur përralla të sajuara me mjeshtëri,+ por duke qenë dëshmitarë okularë të madhështisë së tij.+ 17 Sepse ai mori nga Perëndia, Ati, nder dhe lavdi,+ kur, prej lavdisë madhështore, iu drejtuan këto fjalë: «Ky është biri im, i dashuri im, të cilin unë vetë e kam miratuar.»+ 18 Po, këto fjalë i dëgjuam,+ kur u drejtuan nga qielli, tek ishim bashkë me të në malin e shenjtë.+
19 Prandaj, ne e kemi fjalën profetike+ më të sigurt,+ dhe ju bëni mirë që i kushtoni vëmendje si një llambe+ që ndriçon në një vend të errët, në zemrat tuaja, derisa të agojë dita e të ngrihet ylli i mëngjesit.+ 20 Ju dini së pari këtë, që asnjë profeci e Shkrimit nuk buron nga ndonjë interpretim personal.+ 21 Sepse profecia nuk ka ardhur kurrë nga vullneti i njeriut,+ por njerëzit kanë thënë atë që erdhi nga Perëndia,+ ndërsa ishin të shtyrë nga fryma e shenjtë.+