9 Perëndia Jehova bëri të mbinte nga toka çdo pemë që ishte e dëshirueshme për sytë e njeriut dhe e mirë për ushqim. Në mes të kopshtit bëri të mbinte pema e jetës+ dhe pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes.+
3 Unë, Jehovai, do ta ngushëlloj Sionin.+ Do të ngushëlloj të gjitha gërmadhat e tij.+ Viset e tij të egra do t’i bëj si Edenin+ dhe rrafshinat e tij të shkreta si kopshtin e Jehovait.+ Atje do të ketë gëzim dhe hare, falënderime dhe tinguj melodie.+
35 Njerëzit do të thonë: “Ajo tokë atje që ka qenë djerrë, është bërë si kopshti i Edenit,+ dhe qytetet që kanë qenë të shkretuara, të kthyera në gërmadha e të rrafshuara, tani janë të fortifikuara dhe të banuara.”+