21 Gjatë ditës Jehovai shkonte para tyre në një shtyllë reje, që t’u printe udhën,+ kurse gjatë natës në një shtyllë zjarri, që t’u jepte dritë. Kështu ata mund të ecnin ditën dhe natën.+
5 Askush nuk do të mund të të bëjë ballë sa të kesh jetë.+ Siç isha me Moisiun, do të jem edhe me ty.+ Kurrsesi nuk do të të lë, as nuk do të të braktis.+
9 Ai vuajti për të gjitha vuajtjet e tyre.+ Lajmëtari i tij personal i shpëtoi.+ Me dashurinë dhe dhembshurinë e tij, ai i ribleu,+ i ngriti dhe i mbajti gjatë gjithë ditëve të shkuara.+