5 Tani, ai e nxori jashtë dhe i tha: «Të lutem, ngriji sytë drejt qiellit dhe numëro yjet, nëse mund t’i numërosh.»+ Dhe vazhdoi: «Kështu do të bëhet fara jote.»+
7 Bijtë e Izraelit u bënë frytdhënës, dhe toka nisi të gëlonte prej tyre. Me një shpejtësi të jashtëzakonshme, ata shumoheshin e bëheshin gjithnjë e më të fuqishëm, aq sa vendi u mbush me ta.+
26 Gjysma e siklës për kokë ishte sa gjysma e siklës së vendit të shenjtë, për këdo që përfshihej te të regjistruarit, nga njëzet vjeç e lart.+ Këta ishin gjithsej gjashtëqind e tre mijë e pesëqind e pesëdhjetë veta.+
32 Këta ishin bijtë e Izraelit, që ishin regjistruar sipas shtëpive të tyre atërore. Të gjithë të regjistruarit nëpër kampe, sipas njësive të tyre ushtarake, ishin gjashtëqind e tre mijë e pesëqind e pesëdhjetë veta.+
21 Atëherë Moisiu tha: «Populli në mes të të cilit gjendem, ka gjashtëqind mijë burra+ në këmbë dhe ti thua: ‘Do t’u jap mish dhe do të hanë për një muaj të tërë’!