Levitiku
8 Jehovai i tha Moisiut: 2 «Merr Aaronin dhe bijtë e tij,+ rrobat,+ vajin e mirosjes,+ demin e blatimit për mëkatin,+ dy deshtë e shportën me kuleç të ndormë,+ 3 dhe mblidh tërë asamblenë+ në hyrje të tendës së takimit.»+
4 Moisiu bëri siç e urdhëroi Jehovai, dhe asambleja u mblodh në hyrje+ të tendës së takimit. 5 Moisiu i tha asamblesë: «Kështu urdhëron Jehovai të bëhet.»+ 6 Pastaj Moisiu afroi Aaronin dhe bijtë e tij e i lau+ me ujë.+ 7 Pastaj i veshi Aaronit petkun e gjatë,+ i lidhi rripin,+ i veshi petkun pa mëngë+ dhe sipër tij i veshi efodin.*+ Në fund i vuri brezin+ e efodit dhe ia shtrëngoi efodin me të. 8 Më pas i veshi copën që vendoset para kraharorit+ dhe brenda saj vuri Urimin dhe Thumimin.+ 9 Moisiu i vuri në kokë çallmën+ dhe në pjesën e përparme të saj i vendosi pllakën e ndritshme prej ari, shenjën e shenjtë të kushtimit,+ siç e urdhëroi Jehovai.
10 Moisiu mori vajin e mirosjes dhe mirosi tabernakullin+ e gjithçka që ishte në të; dhe i shenjtëroi. 11 Pastaj, me këtë vaj spërkati shtatë herë altarin, dhe mirosi altarin,+ tërë pajisjet e tij, legenin dhe mbajtësen, e kështu i shenjtëroi. 12 Në fund, i derdhi Aaronit në kokë ca nga vaji i mirosjes, dhe e mirosi; kështu e shenjtëroi.+
13 Pastaj Moisiu afroi bijtë e Aaronit+ dhe i veshi me petkun e gjatë, u lidhi rripin+ e u mbështolli sarëkët,*+ siç e urdhëroi Jehovai.
14 Më pas afroi demin+ e blatimit për mëkatin, dhe Aaroni me bijtë e tij vunë dorën mbi kokën+ e demit të blatimit për mëkatin. 15 Moisiu e theri,+ mori gjakun,+ e vuri me gisht te brirët e altarit rreth e përqark dhe e pastroi altarin nga mëkati. Kurse pjesën tjetër të gjakut e derdhi rrëzë altarit për ta shenjtëruar, që të bëheshin shlyerjet+ mbi të. 16 Pastaj mori tërë dhjamin që vishte zorrët, rizën e mëlçisë dhe dy veshkat bashkë me dhjamin e tyre, dhe i vuri të digjeshin mbi altar.+ 17 Kurse demin, lëkurën, mishin dhe bajgat e tij, Moisiu i dogji në zjarr jashtë kampit,+ siç e urdhëroi Jehovai.
18 Pastaj afroi dashin e blatimit të djegur, dhe Aaroni me bijtë e tij vunë dorën mbi kokën e dashit.+ 19 Moisiu e theri dhe me gjakun e tij spërkati altarin rreth e përqark.+ 20 E ndau dashin në pjesë,+ dhe kokën, copat e ndara dhe dhjamin e veshkave i vuri të digjeshin. 21 Zorrët dhe këmbët Moisiu i lau me ujë, dhe pastaj e vuri tërë dashin të digjej mbi altar.+ Ky ishte një blatim i djegur me aromë të pëlqyeshme,+ një blatim i bërë me zjarr për Jehovain, siç e urdhëroi Jehovai Moisiun.
22 Pastaj afroi dashin e dytë, dashin për emërimin priftëror,*+ mbi kokën e të cilit vunë dorën Aaroni dhe bijtë e tij. 23 Më pas Moisiu e theri, mori ca nga gjaku i tij dhe ia vuri Aaronit në llapën e veshit të djathtë, në gishtin e madh të dorës së djathtë dhe në gishtin e madh të këmbës së djathtë.+ 24 Afroi edhe bijtë e Aaronit dhe u vuri ca gjak në llapën e veshit të djathtë, në gishtin e madh të dorës së djathtë dhe në gishtin e madh të këmbës së djathtë; kurse me pjesën tjetër të gjakut spërkati altarin rreth e përqark.+
25 Pastaj mori dhjamin, bishtin e majmë, tërë dhjamin që vesh zorrët,+ rizën e mëlçisë, dy veshkat bashkë me dhjamin e tyre dhe këmbën e djathtë.+ 26 Nga shporta me kuleç të ndormë, që ishte para Jehovait, mori një kulaç të ndormë në formë unaze,+ një kulaç në formë unaze, të zënë me vaj,+ dhe një galetë.+ I vuri mbi pjesët e dhjamura dhe mbi këmbën e djathtë të blatimit. 27 Të gjitha këto i vuri në duart e Aaronit dhe të bijve të tij dhe nisi t’i tundte para Jehovait si blatim të tundur.+ 28 Pastaj Moisiu ua mori nga duart dhe i vuri të digjeshin mbi altar sipër blatimit të djegur.+ Ky ishte flijimi për emërimin priftëror,+ si aromë e pëlqyeshme.+ Ishte një blatim i bërë me zjarr për Jehovain.+
29 Moisiu mori gjoksin e blatimit+ dhe e tundi para Jehovait si blatim të tundur.+ Kjo ishte pjesa që i takonte Moisiut nga dashi i flijimit për emërimin priftëror,+ siç e urdhëroi Jehovai Moisiun.
30 Pastaj Moisiu mori ca nga vaji i mirosjes+ dhe ca nga gjaku që ishte mbi altar dhe spërkati me ta Aaronin, rrobat e tij, bijtë e Aaronit dhe rrobat e bijve të tij. Kështu shenjtëroi+ Aaronin, rrobat e tij, bijtë e Aaronit dhe rrobat e bijve të tij.+
31 Moisiu i tha Aaronit dhe bijve të tij: «Zieje+ mishin në hyrje të tendës së takimit, dhe po atje hajeni+ bashkë me bukën që është në shportën për emërimin priftëror, siç urdhërova kur thashë: ‘Do ta hanë Aaroni dhe bijtë e tij.’ 32 Atë që mbetet nga mishi dhe buka, do ta digjni në zjarr.+ 33 Mos dilni nga hyrja e tendës së takimit për shtatë ditë+ me radhë, derisa të mbushen ditët e emërimit tuaj priftëror, sepse për emërimin*+ tuaj duhen shtatë ditë. 34 Jehovai urdhëroi që në ditët e ardhshme të veprohet njësoj si sot, për të bërë shlyerjen për ju.+ 35 Do të rrini ditë e natë në hyrje të tendës së takimit për shtatë ditë+ me radhë, dhe do të bëni shërbimin e detyruar të rojës për Jehovain,+ që të mos vdisni, sepse këtë urdhër kam marrë.»
36 Aaroni dhe bijtë e tij bënë gjithçka që urdhëroi Jehovai me anë të Moisiut.