10 Një herë në vit, Aaroni do të bëjë shlyerjen mbi brirët e tij.+ Me ca nga gjaku i blatimit për mëkatin,+ që flijohet ditën e shlyerjes, do të bëjë shlyerjen për të një herë në vit, brez pas brezi. Është shumë i shenjtë për Jehovain.»
27 «Kurse dita e dhjetë e muajit të shtatë do të jetë dita e shlyerjes.+ Duhet të mbani një asamble të shenjtë, të mundoni shpirtin tuaj*+ dhe t’i paraqitni Jehovait një blatim+ të bërë me zjarr.
7 Kurse në të ndarën e dytë të tendës hyn vetëm kryeprifti një herë në vit,+ jo pa gjak,+ të cilin e paraqit për veten+ dhe për mëkatet që ka kryer populli nga padija.+