19 Në rast se një grua ka rrjedhje nga trupi, dhe kjo rrjedhje është gjak,+ ajo do të mbetet për shtatë ditë e papastër me të përmuajshmet,+ dhe kushdo që e prek, do të jetë i papastër gjer në mbrëmje.
24 Nëse një burrë shtrihet me të dhe ndotet nga të përmuajshmet e saj,+ do të jetë i papastër për shtatë ditë, dhe çdo shtrat në të cilin shtrihet, do të jetë i papastër.
18 Kur një burrë shtrihet me një grua që është me të përmuajshmet, dhe zbulon lakuriqësinë e saj, ai zbulon burimin e gjakrrjedhjes së saj, kurse ajo zbulon burimin e gjakut të vet.+ Prandaj të dy do të shfarosen nga gjiri i popullit.