15 Duhet t’ia japësh pagën në fund të asaj dite,+ para se të perëndojë dielli, sepse ai është në hall dhe mban shpirtin me të. Kështu, ai nuk do t’i thërrasë Jehovait kundër teje.+ Nëse nuk e bën, do të ishte mëkat nga ana jote.+
13 Mjerë ai që ndërton shtëpinë e vet,+ por jo me drejtësi, dhe që ndërton dhomat e sipërme, por në mënyrë të padrejtë duke shfrytëzuar tjetrin, i cili i shërben pa marrë asgjë, dhe të cilit nuk ia jep pagën.+
4 Ja, pagat që u detyroheni punëtorëve, të cilët korrën arat tuaja, por që ju ua mbajtët,+ vazhdojnë të thërrasin,+ dhe klithmat+ e korrësve i vajtën në vesh+ Jehovait të ushtrive.