23 Por Sihoni nuk e la Izraelin të kalonte përmes territorit të tij,+ përkundrazi mblodhi tërë popullin dhe u nis për t’u ndeshur me Izraelin në shkretëtirë. Si mbërriti në Jahaz,+ ai nisi luftën me Izraelin.
24 Atëherë Izraeli e vrau me shpatë+ dhe shtiu në dorë vendin+ e tij nga Arnoni+ deri në Jabok,+ afër bijve të Amonit—Jazeri+ është kufiri i bijve të Amonit.+