38 për të përzënë përpara teje kombe më të mëdha e më të fuqishme se ti, që të të fuste e të të jepte si trashëgimi vendin e tyre, siç edhe e ke marrë.+
4 Territori juaj do të shtrihet nga shkretëtira dhe nga Libani deri në lumin e madh, që është lumi Eufrat, domethënë tërë vendi i hititëve,+ duke shkuar deri në Detin e Madh, nga perëndon dielli.+
14Këto janë vendet që morën bijtë e Izraelit si trashëgimi në vendin e Kanaanit.+ Këtë trashëgimi ua ndau prifti Eleazar me Josiun, birin e Nunit, e me krerët e shtëpive atërore të fiseve të bijve të Izraelit.+
19 Unë thashë: ‘Oh me sa gëzim ju radhita mes bijve të mi dhe ju dhashë vendin e dëshirueshëm,+ trashëgiminë dhe stolinë e ushtrisë së kombeve!’ Po ashtu, ju thashë: ‘Ju do të më thërritni “Ati im”+ dhe do të më ndiqni pa u kthyer mbrapsht.’