21 Megjithatë, zgjidh nga populli burra të zotë,+ që i frikësohen Perëndisë,+ të denjë për besim+ dhe që e urrejnë përfitimin e padrejtë.+ Vendosi këta mbi popullin si krerë të mijësheve,+ të qindësheve, të pesëdhjetësheve dhe të dhjetësheve.+
2 Pas kësaj prijësit e Izraelit,+ krerët e shtëpive të tyre atërore, që ishin prijës të fiseve dhe qëndronin në krye të atyre që u regjistruan, bënë një blatim.+
15 Kështu, mora krerët e fiseve tuaja, burra të mençur e me përvojë, e i vura si krerët tuaj, prijës të mijësheve, të qindësheve, të pesëdhjetësheve, të dhjetësheve dhe të parë të fiseve tuaja.+
9 Kështu, Moisiu e shkroi këtë ligj+ dhe ua dha priftërinjve, bijve të Levit+ që mbartnin arkën e besëlidhjes së Jehovait,+ dhe tërë pleqve të Izraelit.