BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Nehemia 9:29
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 29 Ndonëse ti i paralajmëroje+ që të ktheheshin te ligji+ yt, ata vepronin me arrogancë+ dhe nuk i dëgjonin urdhërimet e tua. Mëkatonin+ kundër vendimeve të tua gjyqësore,+ falë të cilave njeriu jeton, po t’i zbatojë.+ Kthenin shpinën me kryeneçësi,+ e ngurtësonin qafën+ dhe nuk dëgjonin.+

  • Proverbat 28:14
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 14 Lum njeriu që ka frikë përherë,+ por kush e ngurtëson zemrën, do të bjerë në mjerim.+

  • Isaia 30:1
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 30 «Mjerë bijtë kokëfortë,+—thotë Jehovai,—ata që thurin një plan që nuk vjen nga unë,+ dhe që lidhin një aleancë duke derdhur libacion, por jo me frymën time, që kështu t’i shtojnë mëkatet njëri pas tjetrit!+

  • Jeremia 3:17
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 17 Atë ditë ju do ta quani Jerusalemin froni i Jehovait,+ dhe tek ai do të mblidhen gjithë kombet,+ që atje t’i japin lavdi emrit të Jehovait.+ Ato nuk do të ecin më me kokëfortësi, si t’u dojë zemra e tyre e ligë.+

  • Jeremia 6:28
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 28 Të gjithë ata janë njerëzit më kokëfortë,+ që enden si shpifës,+ janë si bakër dhe hekur. Janë të gjithë njerëz që sjellin shkatërrim.+

  • Zakaria 7:12
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 12 Zemrën+ e bënë si gur smerili, që të mos i bindeshin ligjit+ dhe fjalëve që dërgoi Jehovai i ushtrive me anë të frymës së tij,+ me anë të profetëve të mëparshëm.+ Prandaj indinjata e Jehovait të ushtrive qe e madhe.»+

  • Romakëve 1:21
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 21 Edhe pse e njohën Perëndinë, ata nuk i dhanë atij lavdi si Perëndi dhe as që e falënderuan,+ por arsyetuan me mendjelehtësi+ dhe zemrat e tyre pa gjykim u errësuan.+

  • Romakëve 2:5
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 5 Por me ngurtësinë tënde+ dhe me zemrën tënde të papenduar,+ po grumbullon zemërim+ mbi vete për ditën e zemërimit+ e të zbulimit+ të gjykimit të drejtë+ të Perëndisë.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo