26 Veç kësaj, do të japësh para për të gjitha ato që të do shpirti:+ për gjedhë, për dele e dhi, për verë e për pije dehëse,+ a për çdo gjë që të kërkon shpirti. Ha atje para Jehovait, Perëndisë tënd, dhe gëzo+ bashkë me shtëpinë tënde.
66 Ditën e tetë ai e nisi popullin,+ e ata bekuan mbretin dhe shkuan në shtëpitë e tyre të gëzuar+ dhe plot me hare në zemër+ për gjithë mirësinë+ që i kishte treguar Jehovai Davidit, shërbëtorit të vet, dhe Izraelit, popullit të vet.
10 Pastaj u tha: «Shkoni, hani gjëra të yndyrshme, pini pije të ëmbla, dërgojini racione+ atij për të cilin nuk është përgatitur asgjë, sepse kjo ditë është e shenjtë për Zotërinë tonë, dhe mos u hidhëroni, pasi gëzimi i Jehovait është kalaja juaj.»