11 Teksa ia mbathnin para Izraelit dhe ishin në të tatëpjetën e Beth-Horonit, Jehovai hodhi mbi ta nga qielli një breshër kokërrmadh+ deri në Azekah, e kështu ata vdiqën. Ata që vdiqën nga kokrrat e breshrit ishin më të shumtë se ata që u vranë me shpatë nga bijtë e Izraelit.
15 Kur u gjend përpara Barakut, Jehovai e bëri rrëmujë+ Siserën me tërë karrocat e luftës dhe ushtrinë e tij, dhe ata ranë nga tehu i shpatës. Në fund, Sisera zbriti nga karroca dhe ia mbathi më këmbë.
10 Ndërkohë që Samueli paraqiste blatimin e djegur, filistinët u afruan për të luftuar kundër Izraelit. Atë ditë Jehovai shkaktoi bubullima+ të forta kundër filistinëve, që t’i hutonte+ dhe ata u mundën përpara Izraelit.+