29 Atëherë Moisiu i tha Hobabit, birit të midianitit Reuel,+ që ishte vjehrri i Moisiut: «Ne po nisemi drejt vendit për të cilin Jehovai tha: ‘Do t’jua jap juve.’+ Eja me ne dhe ne do të të mbajmë mirë,+ sepse Jehovai ka folur mirë për Izraelin.»+
16 Nga qyteti i palmave,+ bijtë e kenitit,+ tek i cili Moisiu ishte dhëndër,+ u ngjitën bashkë me bijtë e Judës në shkretëtirën e Judës, që gjendet në jug të Aradit.+ Si përfundim shkuan dhe u vendosën me banim mes popullit.+
11 Është për t’u thënë që Heberi,+ që ishte kenit, ishte ndarë nga kenitët,+ që ishin bij të Hobabit, i cili kishte për dhëndër Moisiun.+ Ai e kishte ngritur tendën pranë pemës së madhe në Zananim, që ndodhet pranë Kedeshit.