14 Prandaj mbretëria jote nuk do të zgjasë.+ Jehovai do të gjejë një njeri siç ia do zemra+ dhe Jehovai do t’i ngarkojë atij detyrën si prijës+ të popullit, sepse ti nuk e zbatove atë që të urdhëroi Jehovai.»+
12 Kështu ai dërgoi dikë që e solli. Ai ishte një djalosh faqekuq,+ me sy të bukur e i pashëm. Atëherë Jehovai tha: «Ngrihu dhe mirose, sepse ky është!»+
17 Jehovai për vete do të bëjë ashtu si tha nëpërmjet meje. Jehovai do ta shkëputë mbretërinë nga dora jote+ dhe ka për t’ia dhënë atë një tjetri, Davidit.+
22 Pasi hoqi atë,+ ai bëri mbret të tyre Davidin,+ për të cilin dha dëshmi dhe tha: ‘Gjeta Davidin, birin e Jeseut,+ një njeri siç ma do zemra,+ i cili do të bëjë gjithçka që dëshiroj.’+