9 Atëherë Samueli mori një qengj pirës dhe ia paraqiti Jehovait si blatim të djegur, si blatim të plotë.+ Pastaj Samueli filloi t’i thërriste për ndihmë Jehovait për Izraelin,+ dhe Jehovai iu përgjigj.+
8 Zbrit e shko përpara meje në Gilgal.+ Unë do të zbres te ti për të paraqitur flijime të djegura, për të bërë flijime në bashkësi.+ Prit shtatë+ ditë derisa të vij te ti, dhe do të të them se ç’duhet të bësh.»
43 Ai eci plotësisht në udhën e të atit, Asës dhe nuk u largua prej saj, por bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait.+ Mirëpo vendet e larta nuk u zhdukën, dhe atje populli flijonte dhe paraqiste tymin e blatimit.+
26 Atje Davidi i ndërtoi një altar+ Jehovait dhe bëri flijime të djegura e flijime në bashkësi. Pastaj thërriti Jehovain,+ i cili iu përgjigj duke dërguar nga qiejt zjarr+ mbi altarin e blatimit të djegur.
3 Atëherë Solomoni dhe gjithë kongregacioni shkuan në vendin e lartë që ishte në Gibeon,+ sepse atje ndodhej tenda e takimit+ e Perëndisë së vërtetë, që kishte bërë në shkretëtirë Moisiu, shërbëtori+ i Jehovait.