16 Samaria do të quhet fajtore,+ sepse është vërtet rebele kundër Perëndisë së saj.+ Ata do të bien nga shpata.+ Fëmijët do t’u bëhen copë e çikë,+ kurse grave shtatzëna do t’u çahet barku.»+
11 Prandaj, kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Vendi është rrethuar nga një armik,+ i cili do ta thyejë forcën tënde, dhe kullat e tua do të plaçkiten.’+
6 Kam për ta bërë Samarinë një grumbull gërmadhash,+ një vend për të mbjellë vreshta. Do t’i rrokullis gurët e saj tatëpjetë luginës dhe do t’ia nxjerr themelet.+
16 Ju mbani ligjet e Omrit+ dhe ndiqni të gjitha veprat e shtëpisë së Akabit,+ si dhe ecni sipas këshillave të tyre.+ Unë do të bëj që njerëzit të habiten me ju, kurse banorët e qytetit do t’i bëj diçka për t’u fërshëllyer.+ Popujt do t’ju poshtërojnë.»+