16 Përveç mëkatit me të cilin shtyu edhe Judën të mëkatonte e të bënte atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait,+ Manaseu derdhi edhe shumë gjak të pafaj,+ derisa e mbushi Jerusalemin nga njëri cep në tjetrin.
11 Në fund, Jehovai solli kundër tyre+ krerët e ushtrisë së mbretit të Asirisë.+ Ata e kapën rob Manaseun në një skutë,+ e lidhën+ me dy vargonj bakri dhe e çuan në Babiloni.
13 Ai vazhdoi t’i lutej Atij, kështu që Ai e pranoi përgjërimin+ e tij, ia dëgjoi kërkesën për pëlqim dhe e rivendosi në Jerusalem në mbretërinë+ e tij. Atëherë Manaseu e mori vesh që Jehovai është Perëndia i vërtetë.+