12 Kështu, ata e braktisën Jehovain, Perëndinë e etërve të tyre që i nxori nga Egjipti,+ dhe ndoqën perënditë e tjera mes perëndive të popujve që ishin rreth e qark tyre.+ Ata nisën të përkuleshin para tyre dhe e fyen Jehovain.+
6 Në qoftë se ju dhe bijtë tuaj ktheheni mbrapsht dhe nuk më ndiqni më mua,+ nëse nuk i respektoni urdhërimet dhe ligjet që ju kam vënë përpara, por shkoni t’u shërbeni perëndive të tjera+ dhe përkuleni para tyre,
11 Vallë, a ka një komb që t’i ketë zëvendësuar perënditë e veta+ me gjëra që nuk janë perëndi për ta?+ E, megjithatë populli im e ka zëvendësuar lavdinë time me diçka që nuk mund të sjellë asnjë dobi.+