8 Kjo shtëpi do të kthehet në grumbuj gërmadhash.+ Kushdo që do t’i kalojë pranë, do t’ia ngulë sytë i shtangur+ dhe do të fërshëllejë e do të thotë: ‘Pse e ka katandisur kështu Jehovai këtë vend dhe këtë shtëpi?!’+
19 Ai dogji shtëpinë e Perëndisë së vërtetë,+ rrëzoi murin+ e Jerusalemit. Tërë kullat e tij të banimit dhe tërë sendet e tij të dëshirueshme+ u dogjën me zjarr, derisa u rrënua gjithçka.+
11 Shtëpia e shenjtë dhe e bukur,+ në të cilën të lëvduan paraardhësit tanë,+ është bërë pre e zjarrit.+ Të gjitha gjërat tona të dëshirueshme+ janë rrënuar.
14 unë do të veproj me shtëpinë ku thirret emri im,+ tek e cila keni besim,+ dhe me vendin që ju dhashë juve dhe paraardhësve tuaj, pikërisht siç veprova me Shilohun.+
12 Prandaj, për shkakun tuaj, Sioni do të lërohet si të ishte një arë, ndërsa Jerusalemi do të bëhet një grumbull gërmadhash,+ dhe mali i shtëpisë së Perëndisë do të jetë si vendet e larta me pyje.