BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Levitiku 26:33
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 33 Do t’ju shpërndaj nëpër kombe+ dhe do ta nxjerr shpatën nga milli, që t’ju vijë pas.+ Vendi do të mbetet i shkretë+ e qytetet do të mbeten gërmadhë.

  • Ligji i përtërirë 4:26
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 26 unë marr sot si dëshmitarë kundër jush qiellin dhe tokën,+ se do të zhdukeni menjëherë nga vendi ku po shkoni për ta shtënë në dorë, duke kaluar Jordanin. Nuk do të keni ditë të gjata atje, sepse do të shfaroseni.+

  • Ligji i përtërirë 28:36
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 36 Ty+ dhe mbretin+ që do të vësh mbi vete Jehovai do t’ju çojë në një komb që nuk e ke njohur as ti, as paraardhësit e tu e atje do t’u shërbesh perëndive të tjera prej druri e prej guri.+

  • Ligji i përtërirë 28:64
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 64 Jehovai do t’ju shpërndajë mes tërë popujve nga njëri skaj i tokës në skajin tjetër,+ dhe atje do t’u shërbeni perëndive të tjera që nuk i keni njohur as ju, as paraardhësit tuaj, e që s’janë veç dru e gur.+

  • 2 Mbretërve 23:27
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 27 Prandaj Jehovai tha: «Unë do ta heq sysh+ edhe Judën,+ ashtu si kam hequr Izraelin,+ dhe kam për ta hedhur poshtë këtë qytet që kam zgjedhur, po, Jerusalemin bashkë me shtëpinë për të cilën kam thënë: ‘Emri im do të mbetet atje.’»+

  • Jeremia 24:9
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 9 Do t’u bëj gjëmën, do t’i katandis aq keq saqë tërë mbretëritë e tokës+ të dridhen të tmerruara kur t’i shohin. Do t’i lë që të jenë poshtërim dhe shprehje proverbiale, që t’i tallin+ e t’i mallkojnë,+ në të gjitha vendet ku do t’i shpërndaj.+

  • Jeremia 25:11
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 11 I gjithë ky vend do të bëhet një shkreti, për të ngjallur habi, dhe këto kombe do t’i shërbejnë shtatëdhjetë vjet mbretit të Babilonisë.+

  • Ezekieli 12:25
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 25 ‘Sepse unë Jehovai do të flas dhe fjala që do të them, do të plotësohet,+ nuk do të shtyhet më.+ Në ditët tuaja,+ o shtëpi rebele, unë do ta them një fjalë dhe do ta plotësoj’,—thotë Zotëria Sovran Jehova.»

  • Ezekieli 24:14
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 14 Unë Jehovai kam folur,+ dhe kjo gjë ka për të ndodhur.+ Unë do ta kryej, nuk do ta lë pa bërë.+ Ti nuk do të më dhimbsesh,+ e për ty nuk do të më vijë keq.+ Ata do të të gjykojnë sipas udhëve që ke ndjekur dhe veprimeve të tua”,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.»

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo