9 Mos u përkul para tyre dhe mos u shërbe,+ sepse unë Jehovai, Perëndia yt, jam një Perëndi që kërkoj të më përkushtohesh vetëm mua,+ që për fajin e etërve ndëshkoj bijtë, deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë.+
21 Bëjuni gati bijve të tij një trung ekzekutimi për fajin e paraardhësve+ të tyre, që të mos ngrihen e të shtien në dorë tokën dhe ta mbushin me qytete.»+
23 Fëmijët e saj do t’i vras me një plagë vdekjeprurëse, që të gjitha kongregacionet ta dinë se unë jam ai që shqyrton veshkat dhe zemrat, dhe secilit nga ju do t’i jap sipas veprave të veta.+