28 Prandaj, pasi u këshillua,+ mbreti bëri dy viça prej ari+ dhe i tha popullit: «Mos u lodhni të shkoni deri në Jerusalem. Ja ku është Perëndia yt,+ o Izrael, që të nxori nga vendi i Egjiptit.»+
33 Akabi bëri edhe shtyllën e shenjtë.+ Ai bëri gjëra të këqija që e fyenin+ Jehovain, Perëndinë e Izraelit, më shumë se gjithë mbretërit e Izraelit që kishin qenë para tij.
26 dhe veproi në mënyrë shumë të neveritshme duke shkuar pas idhujve të pështirë,*+ njësoj si kishin bërë amoritët, të cilët Jehovai i dëboi para bijve të Izraelit.’»+
18 Jehorami eci në gjurmët e mbretërve të Izraelit,+ ashtu si kishin bërë ata të shtëpisë së Akabit,+ sepse mori për grua të bijën e këtij.+ Ai vazhdoi të bënte atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait.