31 Mos iu drejtoni mediumeve*+ dhe mos u këshilloni me ndonjë që ka si zanat parathënien e ngjarjeve,+ që të mos ndoteni prej tyre. Unë jam Jehovai, Perëndia juaj.
6 Shpirtit që u drejtohet mediumeve+ dhe atyre që kanë si zanat parathënien+ e ngjarjeve, për t’u kurvëruar me ta, unë do t’i kthehem kundër dhe do ta shfaros nga gjiri i popullit.+
7 Në fund Sauli u tha shërbëtorëve të tij: «Më gjeni një grua që të jetë mediume e zonja+ dhe unë do të shkoj e do të këshillohem me të.» Atëherë shërbëtorët e tij i thanë: «Në En-Dor+ gjendet një grua që është mediume e zonja.»
19 Në rast se ju thonë: «Drejtojuni mediumeve*+ ose atyre që bëjnë parashikime, të cilët pëshpëritin+ dhe flasin me zë të ulët», a nuk duhet që çdo njeri t’i drejtohet Perëndisë së vet?+ A duhet t’u drejtohemi të vdekurve për të gjallët?+
16 Tek shkonim për në vendin e lutjes, na doli para një shërbëtore që kishte një frymë,+ një demon falli.+ Ajo u sillte shumë fitime+ zotërinjve të saj me zanatin e parashikimit.