25 Jehovai do të bëjë që të mundesh para armiqve të tu.+ Nga një udhë do të dalësh kundër tyre, por nga shtatë udhë do t’ia mbathësh para tyre. Do të katandisesh tmerri i të gjitha mbretërive të dheut.+
2 Idhujt e shtëpisë*+ kanë thënë gjëra të mbinatyrshme. Ata që merren me fall kanë parë gënjeshtra+ dhe vazhdojnë të tregojnë ëndrra pa vlerë. Më kot përpiqen të ngushëllojnë.+ Ja pse do të nisen si një kope.+ Ata do të mundohen, sepse s’ka asnjë bari.+