BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Eksodi 3:6
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 6 Pastaj, vazhdoi: «Unë jam Perëndia i atit tënd, Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit.»+ Atëherë Moisiu fshehu fytyrën, sepse kishte frikë të shikonte Perëndinë e vërtetë.

  • Ligji i përtërirë 32:21
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 21 Me ato që nuk janë perëndi më bënë xheloz;+

      me idhujt e tyre të kotë më acaruan;+

      unë për vete do t’i bëj xhelozë me atë që nuk është popull;+

      me një komb të pamend do t’i fyej.+

  • 1 Mbretërve 11:33
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 33 sepse më lanë+ dhe filluan të përkuleshin para Ashtorethit,+ perëndeshës së sidonitëve, para Kemoshit,+ perëndisë së Moabit, dhe para Milkomit,+ perëndisë së bijve të Amonit. Nuk ecën në udhët e mia dhe nuk bënë atë që është e drejtë në sytë e mi, as nuk respektuan ligjet dhe vendimet e mia gjyqësore si Davidi, ati i tij.

  • 2 Kronikave 15:2
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 2 Prandaj ai doli para Asës dhe i tha: «O Asë, gjithë Juda dhe Beniamini, më dëgjoni! Jehovai do të jetë me ju për sa kohë të jeni me të.+ Nëse e kërkoni,+ ai do t’ju lërë ta gjeni, por nëse e braktisni, do t’ju braktisë.+

  • Jeremia 2:13
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 13 sepse populli im ka bërë dy gjëra të këqija: më ka braktisur mua,+ burimin e ujit jetëdhënës,+ dhe ka gërmuar sterna, sterna të prishura që nuk mund të mbajnë ujë.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo