9 Isaia ia ktheu: «Kjo është shenja+ që do të të japë Jehovai për të treguar se Jehovai do ta bëjë atë që ka thënë: çfarë do që të bëjë hija mbi shkallë, të shkojë dhjetë shkallë përpara apo dhjetë shkallë prapa?»
31 Kështu, kur princat e Babilonisë+ dërguan+ zëdhënës që ta pyetnin për shenjën+ që kishte ndodhur në vend, Perëndia i vërtetë e braktisi,+ me qëllim që ta vinte në provë+ dhe të merrte vesh çdo gjë që kishte në zemër.+
8 Ja, unë po bëj që hija mbi shkallët e Akazit, e cila ka zbritur deri poshtë për shkak të diellit,+ të kthehet mbrapsht dhjetë shkallë.’”»+ Dhe dalëngadalë dielli u kthye mbrapsht aq sa hija u spraps dhjetë shkallë mbi shkallët ku kishte zbritur.+