6Katërqind e tetëdhjetë vjet pas daljes së bijve të Izraelit nga vendi i Egjiptit,+ në muajin ziv,+ domethënë në muajin e dytë+ të vitit të katërt+ të mbretërimit të Solomonit në Izrael, ai nisi të ndërtonte shtëpinë e Jehovait.+
7 Shtëpia u ndërtua me gurë të përgatitur plotësisht në gurore,+ kështu që gjatë ndërtimit të shtëpisë,+ nuk u dëgjuan as çekanë, as sëpata dhe as ndonjë vegël tjetër hekuri.