36 Më vonë Abigaila vajti te Nabali. Ai kishte shtruar në shtëpi një gosti, në të vërtetë një gosti mbretërish.+ Nabalit i gëzonte zemra dhe ishte bërë xurxull.+ Ajo nuk i tregoi asgjë, as të vogël, as të madhe, derisa doli drita e mëngjesit.
18 Pastaj mbreti shtroi një gosti madhështore për të gjithë princat dhe shërbëtorët e tij, gostinë e Esterës. Veç kësaj, ai shpalli një amnisti+ në të gjitha provincat dhe ndau dhurata, se mbreti i kishte mundësitë.