Jobi
12 Atëherë Jobi iu përgjigj me fjalët:
unë që i thërrisja Perëndisë e ai më përgjigjej.+
Po, i drejti, i pafajshmi, është gazi i botës.
6 Në tendat e grabitësve s’ka halle,+
ata që i ndezin zemërimin Perëndisë, janë të sigurt
njësoj si ata që mbajnë një perëndi në dorë.+
7 Por, pyet pak kafshët, dhe ato do të të mësojnë;+
pyet zogjtë e qiellit, dhe ata do të të tregojnë!+
9 Cili ndër tërë këta nuk e di mirë
se dora e Jehovait ka bërë gjithçka?+
i tiji është ai që gabon dhe ai që mashtron.+
17 I bën këshilltarët të ecin këmbëzbathur,+
dhe gjykatësit i bën të marrë.
19 I bën priftërinjtë të ecin këmbëzbathur,+
dhe ata që kanë zënë rrënjë në vendin e tyre, i përmbys.+
20 Ua mbyll gojën njerëzve të besuar,
dhe ua heq gjykimin pleqve.
21 Ai zbraz përçmimin mbi fisnikët,+
dhe ua liron brezin të fuqishmëve.
22 Ai zbulon gjërat e thella, fshehur në errësirë,+
dhe terrin e nxjerr në dritë.
23 I bën kombet të fuqishme, që t’i shkatërrojë,+
i shtrin ato, që t’i dëbojë;
24 ua heq arsyen krerëve të popullit,
që të enden në një shkreti pa udhë.+