28 Atëherë Absalomi i urdhëroi shërbëtorët e tij: «Shikoni, ju lutem, sapo zemra e Amnonit të vijë në qejf nga vera+ dhe unë t’ju them: ‘Goditeni Amnonin!’, vriteni. Mos kini frikë.+ A nuk po ju urdhëroj unë vetë? Jini të fortë dhe tregohuni burra trima.»
10 Ditën e shtatë, kur mbreti erdhi në qejf nga vera,+ i tha Mehumanit, Biztait, Harbonait,+ Bigtait, Abagthait, Zetarit dhe Karkasit, shtatë zyrtarëve të oborrit që i shërbenin+ vetë mbretit Asuer,
3 Kërkova me gjithë zemër se si ta gëzoja trupin me verë,+ duke e drejtuar zemrën me mençuri,+ për t’u kapur edhe pas marrëzisë, derisa të shihja se ç’të mirë kishin bijtë e njerëzve nga ajo që bënin nën qiej, gjatë gjithë ditëve të jetës së tyre.+