Psalmet
Dirigjuesit. «Mos shkatërro.» Psalm i Davidit. Miktam. Kur Sauli dërgoi njerëz për t’i vëzhguar shtëpinë, me qëllim që ta vritnin.+
3 Sepse ja, ata i kanë ngritur grackë shpirtit tim.+
Të fortët më sulmojnë,+
edhe pse s’kam ngritur krye e as kam mëkatuar, o Jehova.+
4 Ndonëse nuk gjejnë tek unë asnjë faj, ata vrapojnë dhe bëhen gati.+
Zgjohu sapo të të thërras dhe shiko.+
5 Ti, o Jehova, Perëndi i ushtrive, je Perëndia i Izraelit!+
Zgjohu dhe drejtoje vëmendjen nga të gjitha kombet!+
Mos i jep hir asnjë tradhtari që bën keq.+ Selah.
10 Perëndia që më tregon dashamirësi, do të më dalë përpara;+
Perëndia do të më bëjë t’i shikoj nga lart armiqtë e mi.+
11 Mos i vrit, që populli im të mos e harrojë këtë.+
Me gjithë fuqinë tënde, bëji të enden andej-këtej+
dhe vëri poshtë, o Jehova, mburoja jonë,+
12 për mëkatin e gojës së tyre, për fjalët që u dalin nga buzët.+
U zënçin në krenarinë e tyre+
për mallkimin dhe mashtrimin që përsëritin!
jepu fund, që të mos jenë më.
Le ta dinë se Perëndia sundon në Jakob,* madje deri në skajet e dheut.+ Selah.
15 Le të enden lart e poshtë që të gjejnë diçka për të ngrënë,+
mos u ngopshin e mos gjetshin vend natën ku të kalojnë.+