Psalmet
Dirigjuesit. Psalm i Davidit, shërbëtorit të Jehovait, i cili ia drejtoi fjalët e kësaj kënge Jehovait, ditën që Jehovai e çliroi nga dora e gjithë armiqve dhe nga dora e Saulit.+ Ai tha:
18 Ty të kam në zemër, o Jehova, forca ime!+
2 Jehovai është shkrepi im, kalaja ime dhe Ai që më sjell shpëtim.+
Perëndia është shkëmbi im. Tek ai do të strehohem.+
Ai është mburoja ime dhe briri* im i shpëtimit, kalaja ime e sigurt.+
6 Në vuajtjen time i thërrisja Jehovait,
Perëndinë tim thërrisja për ndihmë.+
Nga tempulli i tij ai e dëgjoi zërin tim,+
dhe thirrja ime për ndihmë arriti në veshët e tij.+
7 Toka nisi të dridhej e të lëkundej,+
themelet e maleve u tundën+
dhe u drodhën, ngaqë ai ishte zemëruar.+
8 Nga flegrat e tij doli tym, dhe zjarri që i dilte nga goja, gllabëronte.+
Thëngjij të ndezur dolën prej tij.
10 Erdhi hipur në një kerubin, erdhi duke fluturuar,+
duke u lëshuar si shigjetë mbi krahët e një krijese frymore.*+
11 Errësirën e bëri vendin e vet të fshehjes.+
Si kasolle rreth vetes vuri
ujërat e errëta, retë e dendura.+
12 Në qiellin që shndriste nga vetëtimat, kaluan retë e tij,+
breshër dhe thëngjij të ndezur zjarri.+
13 Jehovai nisi të gjëmonte në qiej+
dhe Më i Larti filloi të lëshonte zërin,+
breshër dhe thëngjij të ndezur zjarri.
15 Shtretërit e lumenjve dolën në shesh,+
themelet e tokës u zbuluan+
nga qortimi i Jehovait, nga shkulmi i frymës së flegrave të tij.+
21 Sepse kam qëndruar në udhët e Jehovait,+
dhe nuk jam treguar i lig, duke u larguar nga Perëndia im.+
22 Sepse të gjitha vendimet e tij gjyqësore janë para meje,+
dhe ligjet e tij nuk do t’i largoj nga vetja.+
24 Jehovai le të më shpërblejë sipas drejtësisë sime,+
sipas pastërtisë së duarve të mia para syve të tij.+
25 Me atë që është besnik, ti do të veprosh me besnikëri;+
njeriun e patëmetë do ta trajtosh siç e meriton;+
26 me atë që ruhet i pastër, do të tregohesh i pastër,+
kurse me dredharakun do të tregohesh i mprehtë.+
28 Vetëm ti do ta ndezësh llambën time, o Jehova;+
ti, o Perëndia im, do ta ndriçosh errësirën time.+
29 Sepse falë teje, unë mund t’i sulem një bande kusarësh,+
falë Perëndisë tim, mund të kapërcej një mur.+
30 E përsosur është udha e Perëndisë së vërtetë.+
Fjalët e Jehovait janë fjalë të kulluara.+
Mburojë është ai për të gjithë ata që e bëjnë strehë.+
31 Sepse, kush tjetër është Perëndi, veç Jehovait?+
Kush tjetër është shkëmb, përveç Perëndisë tonë?+
35 Ti do të më japësh mburojën tënde të shpëtimit,+
dora jote e djathtë do të më mbështetë+
dhe përulësia jote do të më bëjë të madh.+
40 Ti do t’i bësh armiqtë e mi t’ia mbathin,*+
unë do t’i bëj të heshtin ata që më urrejnë thellësisht.+
43 Ti do të më shpëtosh nga ky popull që kapet pas kleçkave.+
Ti do të më caktosh kreun e kombeve.+
Një popull që nuk e kam njohur do të më shërbejë.+