16 Gruas i tha: «Do të t’i shtoj së tepërmi dhembjet e shtatzënisë.+ Me dhembje do të sjellësh në jetë fëmijë;+ do të digjesh nga dëshira për tët shoq, dhe ai do të sundojë mbi ty.»+
14 Ata ua nxinë jetën me një skllavëri të rëndë, dhe i vunë të punonin në llaç,+ në tulla e në çdo formë angarie nëpër ara,+ po, në çdo formë skllavërie, ku i përdorën si skllevër dhe i mbajtën nën tirani.+
3 I kanë zgjatur duart drejt së keqes, që ta kryejnë sa më mirë.+ Princi kërkon diçka, ai që gjykon, e bën për të marrë shpërblime,+ dhe njerëzit e mëdhenj shpallin dëshirimin e shpirtit të tyre.+ Në këtë mënyrë pleksin së bashku ligësinë.