BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Isaia 6:9
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 9 Pastaj shtoi: «Shko e thuaji këtij populli: ‘Dëgjoni herë pas here, por pa kuptuar. Shikoni herë pas here, por pa marrë njohuri.’+

  • Isaia 56:10
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 10 Rojat janë të verbra.+ Asnjë prej tyre nuk ka vënë re gjë.+ Të gjithë janë si qen të pagojë që nuk lehin dot,+ por vetëm gulçojnë, shtrihen dhe u pëlqen të dremitin.+

  • Isaia 61:1
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 61 Fryma e Zotërisë Sovran Jehova është mbi mua,+ pasi Jehovai më ka mirosur+ që t’u them lajmin e mirë zemërbutëve.+ Ai më ka dërguar që t’u lidh plagën zemërvrarëve,+ t’u shpall lirinë atyre që janë në robëri+ dhe t’ua hap plotësisht sytë të burgosurve,+

  • Jeremia 4:22
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 22 Sepse populli im është i marrë.+ Nuk më kanë kushtuar vëmendje.+ Nuk janë bij të mençur dhe nuk kuptojnë.+ Ata janë të mençur për të keqen, por nuk kanë aspak njohuri që të bëjnë të mirën.+

  • Ezekieli 12:2
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 2 «Bir njeriu, ti banon mes një shtëpie rebele,+ njerëzit e së cilës kanë sy për të parë, por nuk shohin,+ kanë veshë për të dëgjuar, por nuk dëgjojnë,+ sepse janë shtëpi rebele.+

  • Luka 4:18
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 18 «Fryma e Jehovait+ është mbi mua, sepse ai më mirosi që t’u shpall lajmin e mirë të varfërve, më dërgoi që t’u predikoj çlirimin robërve dhe kthimin e shikimit të verbërve, që të çliroj të dërrmuarit+

  • 2 Korintasve 4:4
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 4 për jobesimtarët, që perëndia i kësaj bote*+ ua ka verbuar mendjen,+ që ndriçimi+ i lajmit të mirë të lavdishëm+ për Krishtin, i cili është shëmbëlltyra+ e Perëndisë, të mos depërtojë.+

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo