8 Atje do të ketë një rrugë të gjerë,+ po, një udhë, që do të quhet Udha e Shenjtërisë.+ Asnjë i papastër nuk do të kalojë nëpër të.+ Ajo u përket atyre që e ndjekin atë, dhe asnjë i marrë nuk do të endet nëpër të.
21 Populli yt do të jetë i drejtë.+ Ata do ta zotërojnë tokën përgjithmonë,+ po, ata që janë filizi i plantacionit tim,+ vepra e duarve të mia,+ që unë të zbukurohem.+
15 Ja mbi male këmbët e atij që sjell lajme të mira, të atij që shpall paqen.+ Kremto, o Judë, festat e tua.+ Mbaji zotimet e tua,+ sepse njerëzit e pavlerë nuk do të kalojnë më përmes teje.+ Ata do të shfarosen krejt.»+
27 Por në të nuk do të hyjë+ kurrsesi asgjë që nuk është e shenjtë, askush që merret me ndonjë gjë të neveritshme+ dhe asnjë gënjeshtër.+ Do të hyjnë vetëm ata që janë shkruar në rrotullën e jetës të Qengjit.+