48Dëgjo këtu, o shtëpi e Jakobit, ju që e thërritni veten me emrin e Izraelit,+ që keni dalë pikërisht nga ujërat e Judës,+ që betoheni për emrin e Jehovait+ dhe që e përmendni Perëndinë e Izraelit,+ por jo me besnikëri* dhe drejtësi.+
4Dëgjoni se çfarë thotë Jehovai, o bij të Izraelit, sepse Jehovai ka një çështje ligjore me banorët e vendit,+ sepse në vend s’ka as të vërtetë,+ as dashamirësi, as njohuri për Perëndinë.+