4 Atë ditë kaldeasit hapën në qytet një të çarë.+ Kështu gjithë luftëtarët ia mbathën natën duke kaluar nga porta që gjendej mes murit të dyfishtë pranë kopshtit të mbretit,+ ndërkohë që kaldeasit+ ishin rreth e qark qytetit. Atëherë mbreti shkoi+ në drejtim të Arabahut.+
4 Zedekia, mbreti i Judës, dhe tërë luftëtarët me t’i parë, ia mbathën dhe dolën+ natën nga qyteti përmes kopshtit të mbretit,+ duke kaluar nga porta që gjendej mes murit të dyfishtë, e ikën nga udha e Arabahut.+
7 Në fund në qytet u hap një e çarë.+ Të gjithë luftëtarët ia mbathën+ dhe dolën natën nga qyteti duke kaluar nga porta që gjendej mes murit të dyfishtë pranë kopshtit të mbretit,+ ndërkohë që kaldeasit ishin rreth e qark qytetit. Ata ikën nga udha e Arabahut.+