3 atëherë Jehovai, Perëndia yt, do t’i kthejë prapë robërit+ që u morën nga ti, do të të tregojë mëshirë+ e do të të mbledhë sërish nga të gjithë popujt ku Jehovai, Perëndia yt, do të të ketë shpërndarë.+
19 Do ta kthej Izraelin në kullotën e vet,+ dhe ai do të kullotë në Karmel+ e në Bashan,+ dhe shpirti i tij do të ngopet në rajonin malor të Efraimit+ e të Galaadit.+
13 Unë do t’i marr+ nga popujt, do t’i mbledh nga vendet e ndryshme, do t’i çoj në tokën e tyre+ dhe do t’i kullot në malet e Izraelit, buzë brigjeve të ujit dhe afër tërë vendeve të banuara, që gjenden atje.+
14 Do t’i kullot në kullota të mira dhe vatha e tyre do të jetë në malet e larta të Izraelit.+ Atje do të pushojnë në një vathë të mirë+ dhe do të kullotin në kullotat e majme të maleve të Izraelit.
12 Do ta mbledh se s’bën gjithë Jakobin.+ Do t’i mbledh patjetër së bashku të mbeturit e Izraelit.+ Do t’i mbledh në unitet, si një kope në vathë, si një tufë në mes të livadhit.+ Atje vendi do të gumëzhijë nga njerëzit.”+