14 Atëherë Jehovai ma ktheu: «Profetët po profetizojnë në emrin tim gënjeshtra.+ Nuk i kam dërguar unë dhe as i kam urdhëruar e as u kam thënë gjë.+ Ata po ju profetizojnë një vegim dhe fall të rremë, një gjë të kotë+ dhe dhelpërinë e zemrës së vet.+
15 Sepse nuk i kam dërguar unë,—thotë Jehovai,—por ata profetizojnë gënjeshtra në emrin tim, që unë t’ju shpërndaj+ e ju të merrni fund,+ ju bashkë me profetët që ju profetizojnë.»+