6 Unë do ta kthej në një vend të shkatërruar.+ Ai as do të krasitet e as do të prashitet.+ Përkundrazi, do ta pushtojnë ferrat dhe barërat e këqija+ e unë do t’u jap urdhër reve të mos lëshojnë shi mbi të.+
12 Cili njeri është i mençur, sa ta kuptojë këtë, po, cilit i ka folur Jehovai me gojën e vet, që ta tregojë?+ Pse duhet të marrë fund vendi, të digjet si shkretëtira e të mos kalojë askush në të?»+
7 Gjithashtu, tre muaj para korrjes jua mbajta shiun.+ Lashë që të binte shi në një qytet, por në një tjetër, jo. Në një pjesë toke bëra që të binte shi, por në pjesën tjetër ku nuk lashë të binte, e lashë të thahej.+
11 Unë e thërrisja thatësirën mbi tokën, mbi malet, mbi drithin, mbi verën e re,+ mbi vajin, mbi atë që prodhonte toka, mbi njeriun, mbi kafshën shtëpiake dhe mbi gjithë mundin e duarve.’»+