10 Në ndërrim+ të viteve, mbreti Nabukodonosor dërgoi+ njerëz që e çuan në Babiloni+ bashkë me sendet e dëshirueshme të shtëpisë së Jehovait.+ Pastaj ai bëri mbret të Judës dhe të Jerusalemit Zedekinë,+ vëllanë e atit të tij.+
37Mbreti Zedekia,+ biri i Josisë,+ filloi të mbretëronte në vend të Koniahut,+ birit të Jehojakimit.+ Nabukodrezari, mbreti i Babilonisë, e vuri atë mbret në vendin e Judës.+