15 Kështu ai e çoi Jehojakinin+ në mërgim në Babiloni.+ Edhe nënën e mbretit,+ gratë e mbretit, zyrtarët e oborrit+ dhe të parët e vendit i çoi si të mërguar nga Jerusalemi në Babiloni.
10 Në ndërrim+ të viteve, mbreti Nabukodonosor dërgoi+ njerëz që e çuan në Babiloni+ bashkë me sendet e dëshirueshme të shtëpisë së Jehovait.+ Pastaj ai bëri mbret të Judës dhe të Jerusalemit Zedekinë,+ vëllanë e atit të tij.+
28 Vallë ky njeri, Koniahu,+ është vetëm një enë e përbuzur, e bërë copë-copë,+ a një enë që s’të sjell kënaqësi?+ Pse, pra, ai dhe pasardhësit e tij duhen vërvitur dhe duhen flakur në një vend që nuk e kanë njohur?+