BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Eksodi 3:12
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 12 Ai ia ktheu: «Unë do të jem me ty,+ dhe kjo është për ty shenja që të kam dërguar unë:+ pasi ta kesh nxjerrë popullin nga Egjipti, ju do t’i shërbeni Perëndisë së vërtetë në këtë mal.»+

  • Ligji i përtërirë 31:6
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 6 Jini të fortë dhe guximtarë.+ Mos ki frikë e mos u trondit para tyre,+ se me ty po vjen Jehovai, Perëndia yt. Ai nuk do të të lërë, as nuk do të të braktisë kurrsesi.»+

  • Josiu 1:5
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 5 Askush nuk do të mund të të bëjë ballë sa të kesh jetë.+ Siç isha me Moisiun, do të jem edhe me ty.+ Kurrsesi nuk do të të lë, as nuk do të të braktis.+

  • Jeremia 15:20
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 20 Unë të kam bërë për këtë popull si një mur bakri të fortifikuar.+ Ata do të luftojnë kundër teje, por nuk do të të mposhtin.+ Sepse unë jam me ty për të të shpëtuar e për të të çliruar,+—thotë Jehovai.—

  • Veprat 18:10
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 10 sepse unë jam me ty,+ dhe askush nuk do të vërë dorë mbi ty që të të bëjë keq, pasi në këtë qytet kam shumë njerëz.»

  • Veprat 26:17
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 17 Ndërkohë do të të çliroj nga ky popull dhe nga kombet ku po të dërgoj,+

  • 2 Korintasve 1:10
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 10 Ai na çliroi dhe do të na çlirojë+ nga një gjë kaq e madhe sa vdekja, dhe ne shpresojmë se ai do të na çlirojë edhe më tej.+

  • Hebrenjve 13:6
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 6 Që të kemi shumë guxim+ dhe të themi: «Jehovai është ai që më ndihmon, nuk do të kem frikë. Ç’mund të më bëjë njeriu?»+

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo