BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Ligji i përtërirë 29:24
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 24 po, të gjitha kombet do të jenë të detyruara të pyesin: ‘Pse ia bëri kështu Jehovai këtij vendi?+ Pse iu ndez gjithë ky zemërim i madh?’

  • 1 Mbretërve 9:8
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 8 Kjo shtëpi do të kthehet në grumbuj gërmadhash.+ Kushdo që do t’i kalojë pranë, do t’ia ngulë sytë i shtangur+ dhe do të fërshëllejë e do të thotë: ‘Pse e ka katandisur kështu Jehovai këtë vend dhe këtë shtëpi?!’+

  • 2 Kronikave 7:21
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 21 Sa për këtë shtëpi që do të kthehet në grumbuj gërmadhash,+ kushdo që do t’i kalojë pranë, do t’ia ngulë sytë i shtangur+ dhe do të thotë: ‘Pse e ka katandisur kështu Jehovai këtë vend dhe këtë shtëpi?!’+

  • Psalmi 44:11
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 11 Na dorëzon si dele, si një gjë që hahet,+

      dhe mes kombeve na ke shpërndarë.+

  • Jeremia 24:9
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 9 Do t’u bëj gjëmën, do t’i katandis aq keq saqë tërë mbretëritë e tokës+ të dridhen të tmerruara kur t’i shohin. Do t’i lë që të jenë poshtërim dhe shprehje proverbiale, që t’i tallin+ e t’i mallkojnë,+ në të gjitha vendet ku do t’i shpërndaj.+

  • Jeremia 25:9
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 9 ja, unë po dërgoj të marr tërë fiset e veriut,+—thotë Jehovai,—edhe Nabukodrezarin, mbretin e Babilonisë, shërbëtorin tim,+ dhe do t’i sjell kundër këtij vendi,+ kundër banorëve të tij dhe kundër tërë këtyre kombeve rreth e qark.+ Do t’i shkatërroj dhe do t’i bëj për të ngjallur habi e që për ta të fërshëllejnë,+ dhe do t’i bëj vende të shkretuara brez pas brezi.+

  • Vajtimet 2:15
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 15 Për ty kalimtarët përplasin duart me tallje,+

      fërshëllejnë+ dhe, duke tundur kokën+ për bijën e Jerusalemit, thonë:

      «Ky qenka qyteti për të cilin thuhej: ‘Ai është përsosmëria e bukurisë, ngazëllimi i tokës mbarë.’»+

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo