BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Eksodi 23:22
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 22 Megjithatë, nëse i bindesh pikë për pikë zërit të tij dhe bën gjithçka që do të të them unë,+ atëherë unë do të jem armiku i armiqve të tu dhe do të bëhem hasmi i hasmëve të tu.+

  • Isaia 33:1
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 33 Mjerë ti që plaçkit, edhe pse ty nuk të ka plaçkitur kush, dhe që vepron pabesisht, edhe pse me ty nuk ka vepruar kush pabesisht!+ Sapo të kesh mbaruar plaçkitjet, do të plaçkitesh edhe ti.+ Sapo të kesh mbaruar pabesitë, të tjerë do të veprojnë pabesisht me ty.+

  • Isaia 41:11
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 11 Ja, të gjithë ata që janë zemëruar me ty, do të turpërohen e do të poshtërohen.+ Ata që janë në konflikt me ty, do të katandisen në hiç dhe do të zhduken.+

  • Jeremia 10:25
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 25 Zbraze pra, tërbimin mbi kombet+ që të kanë shpërfillur+ dhe mbi fiset që nuk e kanë thirrur emrin tënd.+ Sepse ata e përpinë Jakobin.+ Po, e përpinë dhe akoma po e shfarosin;+ dhe e shkretuan vendin ku ai banon.+

  • Jeremia 25:12
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 12 Kur të jenë mbushur shtatëdhjetë vjet,+ do t’i kërkoj llogari mbretit të Babilonisë dhe atij kombi+ për fajin e tyre,—thotë Jehovai,—po, vendit të kaldeasve,+ dhe do ta bëj shkreti brez pas brezi.+

  • Jeremia 50:29
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 29 Thërritni kundër Babilonisë harkëtarët, të gjithë ata që tendosin harkun.+ Fushoni rreth e qark saj. Të mos shpëtojë askush.+ Shpaguajani sipas veprës së saj.+ Veproni me të, tamam siç ka vepruar ajo me të tjerët.+ Sepse ajo ka vepruar me arrogancë* kundër Jehovait, kundër të Shenjtit të Izraelit.+

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo