BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • 2 Mbretërve 25:6
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 6 Kështu kaldeasit e kapën+ dhe e çuan te mbreti i Babilonisë në Riblah,+ për ta gjykuar.

  • Jeremia 34:3
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 3 Dhe ti nuk do t’i shpëtosh dorës së tij, sepse do të të kapin dhe do të biesh në duart e tij.+ Do ta shohësh sy për sy mbretin e Babilonisë,+ dhe ai do të flasë gojë më gojë me ty, dhe ti do të shkosh në Babiloni.”

  • Jeremia 37:17
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 17 Më pas mbreti Zedekia dërgoi ta merrnin, dhe mbreti filloi ta pyeste në një vend të fshehtë në shtëpinë e vet.+ Ai i tha: «A ka ndonjë fjalë nga Jehovai?» Jeremia ia ktheu: «Po, ka!» E i tha më tej: «Do të biesh në duart e mbretit të Babilonisë!»+

  • Jeremia 38:18
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 18 Por në rast se nuk u dorëzohesh princave të Babilonisë, ky qytet do të bjerë në duart e kaldeasve, dhe ata do t’i vënë zjarrin,+ kurse ti nuk do të shpëtosh nga duart e tyre.’»+

  • Jeremia 39:5
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 5 Mirëpo forcat ushtarake të kaldeasve i ndoqën+ dhe arritën ta kapnin Zedekinë në rrafshinat e shkreta të Jerikosë.+ Pastaj e morën dhe e çuan te Nabukodrezari, mbreti i Babilonisë, në Riblah,+ në vendin e Hamathit,+ për ta gjykuar.+

  • Jeremia 52:9
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 9 Kështu kaldeasit e kapën dhe e çuan te mbreti i Babilonisë+ në Riblah,+ në vendin e Hamathit,+ për ta gjykuar.+

  • Ezekieli 12:13
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 13 Unë do ta hedh rrjetën time mbi të, dhe ai do të ngecë në rrjetën time të gjuetisë.+ Do ta çoj në Babiloni, në vendin e kaldeasve,+ por ai nuk do ta shohë dhe do të vdesë atje.+

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo