BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • 2 Mbretërve 17:16
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 16 Ata u kthyen krahët tërë urdhërimeve+ të Jehovait, Perëndisë së tyre, dhe bënë shtatore të derdhura,+ dy viça,+ si dhe një shtyllë të shenjtë+ e filluan të përkuleshin para gjithë ushtrisë së qiejve+ e t’i shërbenin Baalit.+

  • 2 Kronikave 28:2
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 2 Përkundrazi, ai eci në gjurmët e mbretërve të Izraelit+ dhe madje bëri shtatore të derdhura+ të Baalëve.+

  • Jeremia 7:18
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 18 Bijtë marrin dru, etërit ndezin zjarrin dhe gratë mbrujnë brumin, që të bëjnë kuleç flijimi për ‘mbretëreshën e qiejve’.+ Ata derdhin blatim në pije+ për perënditë e tjera, që të më fyejnë.+

  • Jeremia 19:13
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 13 Shtëpitë e Jerusalemit e të mbretërve të Judës do të bëhen si vendi i Tofetit,+ të papastra, pra, tërë shtëpitë në tarracat e të cilave i paraqitnin tym blatimi ushtrisë së qiejve+ dhe derdhej blatim në pije për perënditë e tjera.’”»+

  • Jeremia 44:25
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 25 Kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: “Ju, o burra, bashkë me nuset tuaja,+ si edhe ju, o gra, thoni me gojën tuaj (dhe me duart tuaja i kryeni): ‘Do t’i mbajmë me çdo kusht zotimet që kemi bërë,+ për t’i paraqitur tym blatimi “mbretëreshës së qiejve”+ dhe për të derdhur blatim në pije për të.’+ Ju, o gra, do t’i përmbushni zotimet tuaja dhe do t’i mbani ato.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo